ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb 8 hours ago
Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump 8 hours ago
Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros 8 hours ago
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore 8 hours ago
Franca përgatitet për një ditë grevash mes krizës politike 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

137-vjetori i lindjes se shkrimtarit dhe patriotit, Mihal Grameno

albnews by albnews
13 January, 2022
in Albania
0
137-vjetori i lindjes se  shkrimtarit dhe patriotit, Mihal Grameno
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Si sot më 13 janar 1871 lindi në Korçë Mihal Grameno, një ndër veprimtarët më të zëshëm të çështjes sonë kombëtare, luftëtar me çetën e Çerçiz Topullit, gazetar, botues dhe shkrimtar.

I shkolluar në nisje në vendlindje, ishte viti 1885 kur mërgoi drejt Rumanisë. Në Bukuresht u lidh me lëvizjen kombëtare shqiptare dhe një vitin 1889 Mihal Grameno u zgjodh Sekretar i Shoqatës “Drita”.

RelatedPosts

Parlamenti i ShqipĂ«risĂ«/ Kur mazhoranca e Edi RamĂ«s çudit edhe ambasadorin e SpanjĂ«s…

5 minuta seancë/ 82 vota vota për programin e paprezantuar të qeverisë, opozita proteston ashpër ndaj Ramës

Veliaj sfidon urdhrin e Ramës: Nuk më shkarkoni dot

Në vitin 1907 iu bashkua çetës së Çerçiz Topullit dhe mori pjesë në vrasjen e peshkopit grek te Guri i Cjapit, për të marrë gjakun e Spiro Kosturit, i vrarë nga grekët në Selanik.

Si gazetar bëri të mundur raportin e përleshjes së çetës në Mashkullorë. Po atë vit në nëntor përfaqësoi Klubin e Korçës në Kongresin e Manastirit. Në vitin 1909 Grameno themeloi në Korçë Lidhjen orthodokse dhe redaktonte të përkohshmen e përdyjavshme me të njëjtin emër që botohej gjatë viteve 1909–1910. Grameno u arrestua në vitin 1910 nga autoritetet osmane për punën e tij në gazetën “Bashkimi i Kombit”.

Gjatë kryengritjeve të vitit 1911 Grameno kryente ndërlidhjen mes grupeve të çetave ndër viset shqiptare dhe prijësve të lëvizjes kombëtare në Stamboll për të koordinuar kryengritjet.Më 1 shkurt 1911 nisi të botojë një tjetër gazetë: të përjavshmen “Koha” të cilën edhe e redaktonte, së pari të botuar në Korçë dhe më pas në Jamestown, New York, ku jetoi nga 1915 deri më 1919.

U kthye në Evropë për të përfaqësuar Partinë Politike të shqiptaro-amerikanëve në Konferencën e Paqes në Paris dhe si korrespondent i gazetës “Albania” që botonte A. G. Naçe në New York.Pas një viti u kthye në Shqipëri. Pas shpërthimit të Luftës I Botërore u detyrua të largohej në SHBA, ku vazhdoi të punojë për çështjen kombëtare deri më 1920, kur u kthye në atdhe. I sëmurë, e i dëshpëruar, u tërhoq nga lëvizja shoqërore. Vdiq në Korçë më 5 shkurt, 1931. Për meritat të posaçme në në dobi të atdheut dhe çështjes shqiptare, i është dhënë titulli “Hero i Popullit”.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi sot imazhe të tregimit “Saideja Engjëllore”, shkruar nga Mihal Grameno./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

18 September, 2025
Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

18 September, 2025
Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros

Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros

18 September, 2025
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result