ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare, kitaristi i njohur Steve Cropper 7 hours ago
Flota e anijeve luftarake të Britanisë dhe Norvegjisë do të gjurmojnë anijet ruse të spiunazhit 7 hours ago
Putin autorizoi sulmin me agjent nervor në Britani – përgjegjës moral për vdekjen e nënës së tre fëmijëve në vitin 2018 8 hours ago
Akuzohet për korrupsion, jep dorëheqjen Federica Mogherini 8 hours ago
Ndryshime partiake në Maqedoninë e Veriut, por me udhëheqës të vjetër 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Izraeli thotë se ka shkatërruar një rrjet iranian të spiunazhit, po rekrutonte gra

albnews by albnews
13 January, 2022
in Bota
0
Izraeli kufizon hyrjen e turistëve nga disa shtete, Shqipëria jashtë listës së kuqe
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Agjencia e Sigurisë së Brendshme të Izraelit (Shin Bet) ka arrestuar pesë izraelitë të cilët i akuzon për spiunim për armikun e përbetuar, Iranin, raporton BBC.

Rasti ka përfshirë katër gra hebraike me origjinë nga Irani, që autoritetet izraelite thonë se ishin rekrutuar nga një person që pretendon se është hebraik që jeton në Iran.

RelatedPosts

Incidenti/ Dronët i afrohen avionit të Zelenskyt në Dublin

Flota e anijeve luftarake të Britanisë dhe Norvegjisë do të gjurmojnë anijet ruse të spiunazhit

Akuzohet për korrupsion, jep dorëheqjen Federica Mogherini

Gratë janë paguar me mijëra dollarë për të bërë foto nëpër vende të ndjeshme, të monitorojnë marrëveshjet e sigurisë dhe po ashtu të bëjnë lidhje me politikanët.

Avokati i grave ka thënë se ato nuk e kishin ditur se burri ishte një zyrtar iranian.

Po ashtu ai thotë se gratë nuk e kishin qëllim të dëmtonin sigurinë e Izraelit.

Por Shin Bet ka thënë se çështja është serioze ku ishte planifikuar të krijonin një rrjet të spiunëve iranianë brenda Izraelit dhe se gratë në fjalë po përballen me akuza të rënda.

Iraniani, që e ka quajtur veten Rambod Namdar, pretendohet se kishte kontaktuar me gratë në Facebook dhe kishte mbajtur kontaktin me to për disa vjet nëpërmjet WhatsAppit më pas.

“Ndonëse disa nga gratë dyshonin se burri në fjalë ishte zyrtar i inteligjencës iraniane, prapë ato mbajtën kontaktin me të, u pajtuan të kryenin disa detyra që ai kërkoi dhe morën para nga ai”, thuhet nga Shin Bet.

Sipas Agjencisë, një 40-vjeçare që jeton në Holon, u pajtua të bënte fotografi të ambasadës së SHBA-së kur ishte ende në atë qytet, si dhe ndërtesave të ministrisë, përfshirë asaj të Punës së Brendshme dhe të Mirëqenies Sociale e po ashtu të një qendre tregtare.

Po ashtu i ishte kërkuar gruas që t’i thotë të birit t’i bashkohet inteligjencës ushtarake izraelite gjatë shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Një grua 57-vjeçare nga qyteti Beit Shemesh akuzohet se ka inkurajuar po ashtu të birin që t’i bashkohet inteligjencës ushtarake dhe ka dorëzuar dokumente ushtarake që i takojnë atij.

Gruas iu tha të krijonte një klub të izraelitëve me prejardhje iraniane për të mbledhur të dhënat e tyre persona,e dhe tentoi të bëhej shoqe e ngushtë me një parlamentare të Izraelit, bazuar në akuzat e Shin Bet.

Po ashtu akuzohet se vendosi kamera të fshehura në një dhomë të masazhit në shtëpinë e saj, me synim që të marrë xhirime potencialisht turpëruese të klientëve të saj.

“Këto tentime shkojnë përtej sigurisë dhe inteligjencës; po zgjerohen në tentimet për të influencuar qytetarët e Izraelit dhe shoqërinë izraelite, të minojnë stabilitetin politik në Izrael dhe të dëmtojnë besimin publik në Qeveri”, ka thënë kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare, kitaristi i njohur Steve Cropper

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare, kitaristi i njohur Steve Cropper

4 December, 2025
Flota e anijeve luftarake të Britanisë dhe Norvegjisë do të gjurmojnë anijet ruse të spiunazhit

Flota e anijeve luftarake të Britanisë dhe Norvegjisë do të gjurmojnë anijet ruse të spiunazhit

4 December, 2025
Putin autorizoi sulmin me agjent nervor në Britani – përgjegjës moral për vdekjen e nënës së tre fëmijëve në vitin 2018

Putin autorizoi sulmin me agjent nervor në Britani – përgjegjës moral për vdekjen e nënës së tre fëmijëve në vitin 2018

4 December, 2025
Akuzohet për korrupsion, jep dorëheqjen Federica Mogherini

Akuzohet për korrupsion, jep dorëheqjen Federica Mogherini

4 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result