Me 103 vota pro dhe asnjë kundër Kuvendi Kosovës ka kaluar marrëveshja kombëtare IPA.
Deputetët kanë votuar për këtë pikë të rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme që u parapa të mbahet sot.
Pikë tjetër e rendit të ditës pas kësaj marrëveshje është edhe ajo e shpërndarjes së Kuvendit, që do t’i hapë rrugë shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme.