ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb 6 hours ago
Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump 6 hours ago
Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros 6 hours ago
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore 6 hours ago
Franca përgatitet për një ditë grevash mes krizës politike 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqiptari vjen nga SHBA në Rinas! Hoxha: Erdhi me pistoletën më të famshme në botë

albnews by albnews
14 January, 2022
in Albania
0
Shqiptari vjen nga SHBA në Rinas! Hoxha: Erdhi me pistoletën më të famshme në botë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në profilin e tij në Facebook detaje në lidhje me ndalimin e një 51-vjeçari shqiptar, Renato Hajmeli në Rinas, pasi në valixhe iu gjet një pistoletë e markës Colt. Sipas Hoxhës është e habitshme se si Hajmeli ka kaluar pa u zbuluar, kontrollin e aeroportit në Teksas, pastaj në Luton të Londres dhe në fund në Rinas, ku është kapur.

U nis nga Teksasi me pistoleten me te njohur ne bote, kapet rastesisht ne Rinas. Renato Hajmeli, ishte nisur ne daten 12 janar nga Teksasi ne drejtim te Britanise se Madhe. Ka bere tranzitin ne Luton Airport te Londres dhe ne mengjesin e dates 13 janar, ka fluturuar drejt Tiranes. Ne fakt duket e habiteshme sesi ka kaluar pa u zbuluar, kontrollin e aeroportit ne Teksas, pastaj ne Luton te Londres dhe ne fund ne Rinas. Pistoleta e markes COLT, e kalibrit 45, bashke me 125 fisheket e saj, jane  vendosur ne valixhe dhe kane kaluar ne bagazh te avionit qe ne Teksas. Hajmeli e ka kaluar pa probleme ne te treja aeroportet, pistoleten dhe fisheket. Ai u ndalua rastesisht ne vijen e dyte te kontrollit ne Rinas, pasi kishte marre valixhen nga terminali i bagazheve dhe per pak metra do te largohej qetesisht nga aeroporti. Gjate kontrollit fizik te valixhes u zbulua pistoleta dhe fisheket.  Pistoleta COLT, e calibrit 45 mm, eshte arma e brezit legjende, qe nga viti 1911, kur u fut ne perdorim nga oficeret e Ushtrise Amerikane. Edhe pse ka vetem 7 fisheke ne karikator, eshte nje pistolete e rende ne dore per shkak te permasave dhe materialit qe eshte ndertuar, pistoleta COLT  mbetet pistoleta me nje preçizion perfekt, me e sigurt ne perdorim dhe me e mira arme e lehte per me shume se nje shekull.  Mesa duket keto parametra te armes legjende ne SHBA, e kane joshur Hajmelin te tentoje futjen e saj ne Shqiperi. Renato Hajmeli ka lindur ne Tirane, ai zoteron edhe pasaporte italiane, nderkohe qe ka leje qendrimi ne Shtetet e Bashkuara. Policia po heton mbi motivin, pse Hajmeli ka udhetuar i armatosur nga SHBA drejt Tiranes, dhe ku do ta dergonte pistoleten.

RelatedPosts

5 minuta seancë/ 82 vota vota për programin e paprezantuar të qeverisë, opozita proteston ashpër ndaj Ramës

Veliaj sfidon urdhrin e Ramës: Nuk më shkarkoni dot

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar

Policia e Shtetit deklaroi se:

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i shtimit të kontrolleve, në hyrje dhe në dalje, më qëllim kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që mbajnë sende të kundërligjshme me vete, kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm, valixhen e 51 vjeçarit, i cili ishte nisur nga SHBA për në Shqipëri. Gjate kontrollit ne valixhe, u gjeten nje pistolet model COLT dhe 125 fisheke. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Armëmbatja pa leje”.  Ne foton e pare, pistoleta model COLT dhe 125 fisheket e kapur ne Rinas. Ne fotot, 2, 3 dhe 4, eshte 51 vjeçari Hajmeli.

https://www.facebook.com/artan.hoxha.900/posts/4650055641698734
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

18 September, 2025
Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

18 September, 2025
Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros

Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros

18 September, 2025
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result