ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Meta nis mbylljen e llogarive nga Instagrami dhe Facebooku për fëmijët australianë 4 hours ago
Shtyhet për 9 dhjetor seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, SPAK pyet biznesmenin Vegaj 5 hours ago
80 vjet paqe dhe miqësi… Vizita historike e Presidentit të Gjermanisë në Angli, i shtrohet darkë dhe batuta nga Mbreti 5 hours ago
Berisha flet për takimin e Salianjit dhe paralajmëron llogaridhënie: Disa ia mbathën nga fushata për turizëm 5 hours ago
Mbi 600 mijë kubanë kërkojnë të marrin shtetësinë spanjolle 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Burri që mori zemrën e derrit ka të kaluar kriminale

albnews by albnews
15 January, 2022
in Bota
0
Burri që mori zemrën e derrit ka të kaluar kriminale
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Burri, i cili u bë i pari në botë që iu nënshtrua transplantit të veçantë të zemrës, duke e marrë atë nga një derr, ka të kaluar kriminale. Ai kishte therur me thikë shtatë herë një person vite më parë, duke e lënë të paralizuar, ka njoftuar familja e viktimës.

David Bennet, 57-vjeçar, ishte dënuar për therjen e Edward Shumakerit më 1988, ka treguar motra e viktimës. Leslie Shumaker Downey ka thënë se vëllai i saj i vdiq më 2007, gati dy dekada pas sulmit, për shkak të komplikimeve mjekësore që lidheshin me rastin.

RelatedPosts

Flota e anijeve luftarake të Britanisë dhe Norvegjisë do të gjurmojnë anijet ruse të spiunazhit

Akuzohet për korrupsion, jep dorëheqjen Federica Mogherini

Meta nis mbylljen e llogarive nga Instagrami dhe Facebooku për fëmijët australianë

Ajo ka thënë se Bennetti s’e ka merituar të jetë përfitues i operacionit që bëri historinë në shkencë. Por ekipi që kreu operacionin ka thënë se një e kaluar kriminale e dikujt s’mund të jetë arsyetim për të refuzuar trajtimin.

Sulmi kishte ndodhur në prill të vitit 1988 kur bashkëshortja e Bennettit ishte ulur në prehrin e Shumakerit, atë kohë 22-vjeçar, ka thënë Downey. Në shenjë xhelozie, Bennetti kishte therur pandërprerë prapa Shumakerin. Bennetti ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me 10 vjet burgim.

Downey ka thënë se askush s’e ka kontaktuar se Bennetti do të marrë zemrën e derrit dhe se e mori vesh kur e bija i dërgoi mesazh. “Bija ime më dërgoi mesazh dhe më tha: ‘Nënë, ky është burri që theri dajën Ed’. E lexova më pas lajmin dhe u nervozova se pse ai mori zemrën”, ka shtuar ajo.

Bennett ende është duke e rimarrë veten pas procedurës shtatëorëshe në Baltimore. Transplanti ishte shpresa e fundit për shpëtimin e Bennettit, edhe pse ende s’është e qartë se sa do të jenë shanset që ai të vazhdojë jetën.

“Ata po e portretizojnë si hero dhe pionier, por ai s’është i tillë. Mendoj se doktorët që bënë operacionin është dashur të marrin të gjitha meritat për atë që kanë bërë dhe jo ai”, ka deklaruar Downey.

Shumaker kishte mbetur në karrocë si rezultat i therjes, para se të pësonte sulm në zemër më 2005 dhe të vdiste dy vjet më pas. “Vëllai im vuajti për 19 vjet dhe si rezultat i kësaj vuajti e gjithë familja”, ka thënë Downey.

Megjithatë mjekët që kryen operimin kanë thënë se e kaluara kriminale nuk mund të diskualifikojë pacientët nga operimet.

“Është obligim i cilitdo spital apo organizatë shëndetësore të ofrojë kujdes për shpëtim të jetës të secilit pacient që vjen në dyert e tyre, bazuar në nevojat e tyre mjekësore”, kanë thënë zyrtarët e Qendrës Mjekësore të Marylandit për “New York Times”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Meta nis mbylljen e llogarive nga Instagrami dhe Facebooku për fëmijët australianë

Meta nis mbylljen e llogarive nga Instagrami dhe Facebooku për fëmijët australianë

4 December, 2025
Shtyhet për 9 dhjetor seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, SPAK pyet biznesmenin Vegaj

Shtyhet për 9 dhjetor seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, SPAK pyet biznesmenin Vegaj

4 December, 2025
80 vjet paqe dhe miqësi… Vizita historike e Presidentit të Gjermanisë në Angli, i shtrohet darkë dhe batuta nga Mbreti

80 vjet paqe dhe miqësi… Vizita historike e Presidentit të Gjermanisë në Angli, i shtrohet darkë dhe batuta nga Mbreti

4 December, 2025
Berisha flet për takimin e Salianjit dhe paralajmëron llogaridhënie: Disa ia mbathën nga fushata për turizëm

Berisha flet për takimin e Salianjit dhe paralajmëron llogaridhënie: Disa ia mbathën nga fushata për turizëm

4 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result