Kryeministri britanik, Boris Johnson u takua sot në Paris me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili pritet të rikonfirmojë vendosmërinë e Francës përballë kërkesave për rinegocimin e Brexit.
Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi sot se një zgjidhje mund të gjendet brenda 30 ditëve për çështjen e kufirit, për të siguruar një dalje të rregullt të Britanisë së Madhe nga BE.
“Në kuadër të asaj që është negociuar, duhet të punohet”, theksoi ai pasi priti kryeministrin britanik, Boris Johnson në Elyse duke u shprehur optimist për një zgjidhje brenda 30 ditëve dhe duke gjykuar se e ardhmja e Britanisë së Madhe mund të jetë vetëm në Europë.
Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi sot gjatë vizitës në Paris se dëshironte arritjen e një marrëveshjeje për Brexit./ATSH/