ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Musk ndaloi manipulimin e votave – Trump pretendon se kompjuterët e “Dominion” në Serbi u bllokuan para zgjedhjeve 22 minutes ago
Maduro konfirmon bisedën me Trump: Presidenti amerikan u tregua shumë i përzemërt 25 minutes ago
Tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë euro të padeklaruara, procedohet 36-vjeçari, sekuestrohen paratë 26 minutes ago
Bisedimet pa rezultat në Moskë, negociatorët e Ukrainës dhe SHBA-së takohen në Florida 28 minutes ago
Putin viziton Indinë pas 4 vitesh – Takim vendimtar mes tensioneve të Nju Delhit me SHBA-në dhe lidhjeve me Rusinë 29 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Raporti: Shpërbërja e Jugosllavisë duhet të përfundojë aty ku filloi, në Kosovë

albnews by albnews
18 January, 2022
in Bota, Kosova
0
Metodologjia e re ia vë frenat zgjerimit të BE-së
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Strategjia e konvergjencës, do të thotë konvergjenca graduale e pikëpamjeve dhe opinioneve të kundërta, është një udhërrëfyes që duhet të përdoret në zgjidhjen e mosmarrëveshjes shumëvjeçare mes Kosovës dhe Serbisë – dhe në planin afatgjatë një qasje e tillë do të kontribuonte në stabilizimin e gjithë Ballkanit Perëndimor.

Këto janë propozimet e paraqitura në raportin e sapobotuar “Nga kriza në konvergjencë – Strategjia për të luftuar paqëndrueshmërinë në Ballkan në burimin e saj” nga Shkolla e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara të Universitetit Johns Hopkins dhe Qendra Wilson – një nga institucionet prestigjioze akademike të SHBA-së, transmeton Koha.net.

RelatedPosts

Musk ndaloi manipulimin e votave – Trump pretendon se kompjuterët e “Dominion” në Serbi u bllokuan para zgjedhjeve

Maduro konfirmon bisedën me Trump: Presidenti amerikan u tregua shumë i përzemërt

Bisedimet pa rezultat në Moskë, negociatorët e Ukrainës dhe SHBA-së takohen në Florida

Siç thuhet në raportin e autorizuar nga ekspertë nga disa vende, shpërbërja e Jugosllavisë duhet të përfundojë aty ku nisi.

“Në thelb të strategjisë është një argument i qartë: shpërbërja tri-dekadëshe e Jugosllavisë duhet të përfundojë aty ku filloi – në Kosovë. Kjo vlen edhe për krizën e vazhdueshme në Bosnjë-Hercegovinë. Sanksionet e SHBA-së të vendosura në fillim të janarit, edhe nëse shtrihen në një gamë më të gjerë figurash të korruptuara në vend, nuk do të zgjidhin paralizën e Bosnjës prej dekadash”, thuhet në raport.

Në raport u saktësua se njohja e pavarësisë së Kosovës nga katër anëtare të NATO-s: Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia, do të kontribuonte në transformimin e dialogut, i cili vlerësohet si i vdekur, por edhe të gjithë rajonit.

“Të bindësh ato katër shtete anëtare të NATO-s, si dhe të pestën – Qipron, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian, por jo e Aleancës, nuk është e lehtë. Do të duhet një përpjekje e vendosur nga administrata e presidentit amerikan Joseph Biden, së bashku me aleatët kryesorë, për të bindur vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës të ndryshojnë qëndrimin e tyre. Politikëbërësit përtej Atlantikut do të investojnë në këtë përpjekje vetëm nëse janë të bindur për domosdoshmërinë, përfitimet më të gjera dhe qëndrueshmërinë e një qasjeje të tillë – dhe nëse pranojnë se qasja e tyre aktuale nuk do të funksionojë”, thuhet në dokument.

Në vend që të ushtrojë presion mbi palët që nuk janë të gatshme ta njohin Kosovën, raporti mbron strategjinë e konvergjencës së pozicioneve të vendeve të shumicës në Bashkimin Evropian dhe Aleancën e Veriatlantike.

Kjo, siç u tha, mund të arrihet nëse Perëndimi përcakton një qëndrim të përbashkët për Kosovën. Kjo tezë bazohet në pretendimin se përparimi në Ballkan varet nëse Serbia do të pranojë vendosjen e rendit në rajon bazuar në vlerat perëndimore.

Një nga metodat potencialisht të suksesshme është identifikimi dhe zbatimi i procedurave që, siç është paralajmëruar, nuk paraqesin njohje të pavarësisë, por zvogëlojnë ndikimin e Serbisë dhe sinjalizojnë Beogradin e Prishtinën për një ndryshim të mundshëm të qëndrimeve të vendeve që nuk e njohin Kosovën.

Më së shumti aludohet në Greqinë, një nga pesë vendet anëtare të BE-së, e cila konsiderohet nga bashkësia ndërkombëtare si e para që ka hequr dorë nga qëndrimi për mosnjohje të pavarësisë së Kosovës.

Gjithashtu, një pjesë e vëmendjes së raportit është përqendruar në progresin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.

Gjithashtu u theksua se administrata e presidentit amerikan Biden duhet të emërojë një përfaqësues të ri diplomatik, siç u tha, si të dërguar special për njohjen e Kosovës.

Ky veprim, do të kombinohej me një paralajmërim të qartë nga Shtetet e Bashkuara për të sanksionuar çdo lider në Shqipëri apo Kosovë që promovon çdo lloj bashkimi midis dy vendeve të pavarura.

Duke shpjeguar rolin dhe rëndësinë e hapjes së rrugës për Kosovën drejt Aleancës Veriatlantike (NATO), autorët theksojnë se kjo, sipas tyre, do të eliminonte avantazhin aktual të Serbisë ndaj fqinjëve të saj.

“Në vend të kësaj, një ekuilibër do t’i lejonte Beogradit dhe Prishtinës të negocionin një zgjidhje të mosmarrëveshjes që do të kontribuonte në stabilizim: njohje reciproke të bazuar në një Republikë plotësisht sovrane, unitare dhe funksionale të Kosovës, me mbrojtjen e plotë të komunitetit serb të Kosovës. Përfitimet e një marrëveshjeje të tillë shkojnë përtej Kosovës. Sa më i integruar të jetë veriu i Kosovës i dominuar nga serbët, aq më pak i realizueshëm është ndonjë bashkim i Kosovës dhe Shqipërisë apo ndarje eventuale – që është një pengesë e përhershme për Shqipërinë e Madhe dhe Serbinë e Madhe”, thonë gjashtë autorët e raportit.

Siç theksojnë ata, kjo do ta bënte Kosovën një barrierë ndaj aspiratave etno-territoriale dhe përmbysjeve etno-kombëtare të promovuara nga Moska e Pekini.

Gjithashtu, besohet se në rast se katër anëtaret e NATO-s e njohin pavarësinë e Kosovës – kjo do t’u mundësonte serbëve dhe malazezëve të gjenin një mënyrë për të bashkëjetuar në Malin e Zi, siç specifikohet, pa konflikt, me orientim perëndimor e të pakufizuar.

Autorët gjithashtu besojnë se politika e harmonizimit që ofrojnë, eliminon, siç thonë ata, justifikimin kryesor të skeptikëve ndaj politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian: stagnimin dhe trazirat në rajon.

“Strategjia e konvergjencës mund të nisë shpejt, me lëvizje që nuk përbën njohje të pavarësisë së Kosovës, por mund të ofrojnë një nxitje të shpejtë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në dokument, përcjell VOA në gjuhën serbe.

“Qëndrimi i përbashkët i Perëndimit për Kosovën hedh poshtë pretendimin e pabazuar të Rusisë për Ukrainën dhe frenon destabilizimin e Bosnjë-Hercegovinës po nga Rusia. Agjitacioni i Kremlinit në Bosnjë varet nga Beogradi dhe jo anasjelltas”, thuhet në raport. 

Autorë të raportit janë:

  • Edward Joseph, mësimdhënës në Universitetin “Johns Hopkins”
  • Branislav Radeliq, profesor i asocuar i politikave ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, Universiteti i Londrës Lindore
  • Lulzim Peci, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED)
  • Julia Doda, profesoreshë e asociuar në Universitetin e Georgetown
  • Jan Cingel, drejtor ekzekutiv i OJQ-së për analiza strategjike.
  • Paul Villa-Saria, nga Drejtoria e Komisionit Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Musk ndaloi manipulimin e votave – Trump pretendon se kompjuterët e “Dominion” në Serbi u bllokuan para zgjedhjeve

Musk ndaloi manipulimin e votave – Trump pretendon se kompjuterët e “Dominion” në Serbi u bllokuan para zgjedhjeve

4 December, 2025
Maduro konfirmon bisedën me Trump: Presidenti amerikan u tregua shumë i përzemërt

Maduro konfirmon bisedën me Trump: Presidenti amerikan u tregua shumë i përzemërt

4 December, 2025
Tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë euro të padeklaruara, procedohet 36-vjeçari, sekuestrohen paratë

Tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë euro të padeklaruara, procedohet 36-vjeçari, sekuestrohen paratë

4 December, 2025
Bisedimet pa rezultat në Moskë, negociatorët e Ukrainës dhe SHBA-së takohen në Florida

Bisedimet pa rezultat në Moskë, negociatorët e Ukrainës dhe SHBA-së takohen në Florida

4 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result