Paris Saint-Germain po bëhet gjithnjë e më i bindur se Kylian Mbappe do ta vazhdojë kontratën, raporton “ESPN” të mërkurën.
23-vjeçari me skuadrën franceze ka kontratë deri në fund të këtij sezoni, ndërsa është raportuar se gjasat i ka të mëdha që t’i bashkohet në verë Real Madridit.
Familja e sulmuesit francez ka qenë në bisedime me PSG-në për të zgjatur bashkëpunimin për një periudhë të shkurtër.
Por, te klubi francez janë të bindur se Mbappe do të qëndroj më gjatë. Pjesë e PSG-së, Mbappe është prej vitit 2018. Këtë edicion në 27 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 19 gola dhe ka kontribuar me 15 asistime.