Presidenti amerikan, Joe Biden, po e përmbyll vitin e parë në Shtëpinë e Bardhë me shifra të pafavorshme të mbështetjes mes amerikanëve, si pasojë e politikave të tij të menaxhimit me pandeminë dhe gjasat e inflacionit.
Sondazhi më i fundit i Associated Pressit dhe Qendrës për Kërkime të Marrëdhënieve Publike, NORK, ka treguar se tani 56 për qind e amerikanëve nuk e miratojnë mënyrën se si Bideni po e kryen punën e tij si president.
Sipas sondazhit, vetëm 28 për qind e amerikanëve thonë se duan që Bideni të kandidojë për rizgjedhje më 2024, mes të cilëve 48 për qind votues demokratë.
Jeffrey Engel, profesor i historisë presidenciale në Universitetin Jugor Metodist, ka thënë se shumica e shefave ekzekutivë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rëndom ballafaqohen me rënie të theksuar të rejtingut midis vitit të parë dhe të dytë të detyrës.
Megjithëkëtë, rezultatet e sondazhit të fundit përbëjnë një sinjal të hershëm mbi sfidat e Presidencës së Bidenit.