“O vëlla na ka marrë malli”, motra e Ziver Veizit: Kërkojmë drejtësi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teksa shënohen sot 11 vite nga protesta e 11 janarit, ku mbetën të vrarë 4 persona në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, familjarë të viktimave kanë zhvilluar homazhe në ndër të tyre.

Pavarësisht se ka kaluar më shumë se një dekadë ata ende kërkojnë drejtësi për vrasjen e familjarëve të tyre.

Motra e një prej protestuesve, Ziver Veizit ka zhvilluar homazhe pranë vendit ku prehet Ziver Veizi. “O zemra e motrës tënde, o vëlla na ka marrë malli. I miri i motrës, që të donte shumë”, thotë ajo mes lotësh.

Trëndafilja, thotë se edhe sot, 11 vite më pas nuk është bërë asgjë për zbardhjen e ngjarjes.

Megjithatë, shpresë ka se një ditë do të vendoset drejtësia në vend. “Ne drejtësinë do ta kërkojmë derisa të rrojmë. Unë dua drejtësinë për vëllanë tim, do ta kërkoj dhe do ta gjej” tha ajo për mediat.

Më herët kryeministri Edi Rama, deputetë të PS-së dhe ministra kanë zhvilluar homazhe për 4 viktimat e 21 janarit, dhe vendosën lule në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

11 vite më parë u vranë në bulevard Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda.

Share This Article