Real Madridi do të nisë bisedimet me menaxherin e Kylian Mbappes. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se krerët e klubit të Real Madridit do të tentojnë të bindin yllin francez të transferohet në verë.
Real Madridi do t’i bëjë një ofertë sulmuesit i cili nuk e ka vazhduar ende kontratën me Paris Saint-Germain.
Mbappe në qershor të këtij viti do të jetë futbollist i lirë. Drejtuesit e Real Madridi janë shprehur të gatshëm të plotësojnë kërkesat e lojtarit për ta transferuar në “Santiago Bernabeu”.