Osmani: Në ditët më të errëta për popullin hebraik shqiptarët hapën zemrat e dyert

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar viktimat e Holokaustit në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holakaustit.

Osmani ka thënë se në ditët më të errëta për hebrenjtë, shqiptarët hapën zemrat dhe dyert, demonstruan fisnikëri e humanizën.

“Përkujtimi i Holokaustit është obligim njerëzor i secilit, jo vetëm për t`i nderuar viktimat, por edhe për ta mbajtur zgjuar ndërgjegjen njerëzore që akte të tilla të mos përsëriten kurrë më. Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë miliona jetë të humbura të popullit mik hebre. Në kohët më të errëta për ta, shqiptarët hapën zemrat dhe dyert, duke demonstruar fisnikëri e humanizëm. Në kujtim të kësaj dite jemi fuqimisht të vendosur kundër urrejtjes e diskiriminimit dhe vazhdojmë përkushtimin tonë për promovimin e mesazhit: Holokausti, kurrë më!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Share This Article