Kufizimet dhe rregullat e Covid në Britaninë e Madhe marrin fund sot. Vendasit festojnë këtrë 27 janar si “ditë lirie” pasi ligjvënësit britanikë kanë vendosur që masakat të mos jenë më të detyrueshme, as në vende publike, as në kinema, dyqane apo dhe transportin publik.
Ato nuk janë të detyrueshme, por ministrat sugjerojnë që të vazhdoni t’i mbani në ambiente të mbushura me njerëz dhe të brendshëm. Sidoqoftë, disa dyqane, si Sainsbury’s dhe Ëaitrose, mund t’ju kërkojnë ende të mbani një të tillë, shkruan Metro.
Kryetari i bashkisë së Londrës Sadiq Khan kërkon gjithashtu që njerëzit të mbajnë maska si ‘kusht i transportit’ në transportin publik në kryeqytet.Londinezët tashmë nuk mund të gjobiten më për të mos e mbajtur një maskë.
Ato janë ende të detyrueshme në Skoci dhe Uells. Po ashtu, nëse jetoni në Britani, nga sot nuk do të keni më nevojë të tregoni prova të vaksinimit ose një test negativ për të hyrë në klube nate, fusha futbolli dhe vende të tjera të mëdha.
Rregulli i diskutueshëm zbatohej më parë për ambientet e brendshme me më shumë se 500 pjesëmarrës, ambientet e jashtme pa vende me më shumë se 4,000 dhe çdo vend me 10,000 ose më shumë pjesëmarrës, transmeton newsbomb.al.
Nëse jeni plotësisht i vaksinuar, nuk do të keni më nevojë të bëni një test Covid as para dhe as pasi të mbërrini në Mbretërinë e Bashkuar nga ora 4 e mëngjesit e 11 shkurtit. Megjithatë, udhëtarët do të duhet të plotësojnë një formular PFL.
Kushdo që rezulton pozitiv me Covid-19 duhet aktualisht të qëndrojë në karantinë në shtëpi për të paktën pesë ditë. Mund të largoheni nga izolimi vetëm nëse ktheni dy teste negative në ditën e pestë dhe të gjashtë të izolimit. Nëse ndonjëri prej testeve rezulton pozitiv, duhet të qëndroni të izoluar.
Nëse jeni plotësisht i vaksinuar, por keni rënë në kontakt me një rast pozitiv, nuk keni nevojë të izoloheni. Por duhet të bëni analiza ditore për të kontrolluar se nuk jeni infektuar me virusin. Personat e pavaksinuar që janë në kontakt të ngushtë të rasteve me Covid duhet të kalojnë në karantinë për 10 ditë.
Rregullat e izolimit mund të hiqen krejtësisht në mars, pasi Anglia po mëson të jetojë me virusin.