Nipi i Muhammad Alisë fiton me një nokaut të fuqishëm

albnews
By
1 Min Read

Nipi i legjendës së boksit Muhammad Ali ka vazhduar me fitore në boks profesionist.

Nico Ali Walsh të shtunën mbrëma në Tulsa të SHBA-së fitoi me nokaut në raundin e dytë ndaj Jeremiah Yeager.

Për të është fitorja e katërt nga po aq meçe në boksin profesionist dhe e treta me nokaut.

Ali Walsh 21-vjeçar e rrëzoi me një të majtë të fuqishme Yeagerin, ai u ngrit në këmbë me shumë vështirësi, por më pas vazhdoi ofensivën derisa ndërhyri referi.

Ali Walsh bokson në kategorinë e mesme. 

Share This Article