PD: U zyrtarizua partia e vjetër Meta-Berisha-Rama

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Menjëherë pas zyrtarizimit të koalicionit Berisha-Kryemadhi, i quajtur “Shtëpia e Lirisë” ka reaguar Partia Demokratike.

Përmes një deklarate, PD e Bashës shkruan se më në fund Berisha zyrtarizoi partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama. Në deklaratë thuhet se kjo parti ka 2 qëllime; të dëmtojë PD dhe të bëhet strehë mbrojtëse për Metën dhe Berishën.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE:

Më në fund Sali Berisha zyrtarizoi partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama që simbolizon gjithçka që nuk shkon në Shqipëri:

Korrupsionin;

Politikën e vjetër;

Lajmet e rreme dhe disinformimin.

Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar Dosjen “184” të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është provokim i rëndë për çdo demokrat dibran që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016.

Premtim Kryemadhi mund të jetë kushëriri i Monika Kryemadhit, mund të jetë edhe bashkëshorti i prokurores që mbrojti dhe shpëtoi nga burgu Edi Ramën dhe bandën e tij, por me PD dhe demokratët nuk ka asnjë lidhje.

Kandidimi i tij shpjegon më së miri edhe komunikimin privat të Flamur Nokës dhe Ulsi Manjës. Kandidatin e koalicionit “Non-Grata” e kanë zgjedhur bashkërisht. Ulsi Manja, nëse bashkëshortja e kandidatit të Flamur Nokës në Dibër do të zbatonte ligjin dhe do hetonte Dosjen “184”, do ishte në burg dhe jo në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Partia e vjetër Meta-Berisha-Rama ka 2 qëllime:

1. Të dëmtojë PD dhe demokratët;

2. Të bëhet strehë mbrojtëse për Metën dhe Berishën.

Ajo është streha për Ilirin dhe Saliun.

Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën!

Zgjedh Berishën dhe Metën dhe mban Ramën!

Share This Article