Pëson ulje në renditje, Shqipëria më pak e sigurt sipas raportit të ri global

albnews
By
1 Min Read

Shqipëria është renditur në vendin 52 në Global Peace Index 2025, ndër 163 shtete të vlerësuara në raportin e Institutit për Ekonomi dhe Paqe.

Të dhënat tregojnë se vendi ynë ka pësuar rënie në pikëzim dhe pozicion krahasuar me vitin e kaluar, duke kaluar nga një kategori “më e paqesuar” drejt një niveli të paqes mesatare.

Raporti analizon 23 tregues të sigurisë, përfshirë krimin e brendshëm, stabilitetin politik, militarizimin dhe konfliktet e mundshme.

Sipas raportit, Shqipëria shënon rënie kryesisht në treguesit e sigurisë së brendshme dhe perceptimit të kriminalitetit.

Pëson ulje në renditje, Shqipëria më pak e sigurt sipas
Megjithë rënien, Shqipëria vijon të renditet ndër vendet relativisht të sigurta në rajon, por raporti thekson se trendi i vitit 2025 sugjeron nevojë për përmirësim në sigurinë publike dhe stabilitetin politik.

Share This Article