Salah kundër Mane në finale të Kupës së Afrikës, pasi Egjipti eliminoi Kamerunin

albnews
By
1 Min Read

Egjipti ka arritur të kualifikohet në finale të Kupës së Afrikës, pasi mposhti në penallti Kamerunin.

Ndeshja ishte e barazpeshuar me pak mundësi nga të dyja anët.

Përgjatë 90 minutave, nuk pati asnjë gol dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Në fund të 90 minutave, trajneri i Egjiptit pati një polemikë me gjyqtarin e ndeshjes dhe u ndëshkua me karton të kuq, duke mos e udhëhequr ekipin për vazhdimin e sfidës.

As pas vazhdimeve, nuk pati gola, me ç’rast ndeshja shkoi në vazhdime.

Aty, më të suksesshëm u treguan egjiptianët që fituan 1:3.

Kështu, Egjipti tani do të përballet me Senegalin në finale e Kupës së Afrikës.

Share This Article