Të shtëna me armë zjarri në një shtëpi në Georgia, të paktën dy të vdekur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy burra mbetën të vdekur dhe një është plagosur rëndë gjatë të shtënave të trefishta në një shtëpi në Haralson të Georgias.

Zyra e Sherifit të Qarkut Haralson dhe Byroja e Hetimit të Georgias ishin në një shtëpi në Tallapoosa, ku policët thanë se iu përgjigjën raporteve për të shtënat.

Kur arritën në shtëpi, Nathan Larry Mayfield doli nga shtëpia me një pistoletë në dorë, thanë oficerët.

Teksa po fliste me policinë, ai qëlloi veten me plumb në kokë, raporton foxnews.

Oficerët gjetën dy burra brenda shtëpisë. Dillion Dobbs, 21 vjeç, u shpall i vdekur në një dhomë gjumi. Joseph Dobbs, 20 vjeç, u gjet me një plagë në kokë. Ai u dërgua në spitalin Grady Memorial në Atlanta. Gjendja e tij nuk është bërë e ditur.

Të shtënat ndodhën në një zonë rurale të Georgias, disa milje larg kufirit të Alabamës.

Share This Article