Manchester Unitedi eliminohet nga Middlesbroughi në Kupën FA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester Unitedi e ka nisur në mënyrën më të keqe rikthimin në fushë pas pushimit dyjavor, duke u eliminuar nga Kupa FA.

Skuadra e drejtuar nga Ralf Rangnick u eliminua nga skuadra e Championshipit, Middlesbrough, pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt dhe shtesa përfundoi baras 1:1.

Golin e epërsisë e shënuan të parët vendasit përmes Jadon Sancho (25’). Paraprakisht, Ronaldo kishte humbur penalltinë.

Mysafirët barazuan rezultatin përmes Crooks në minutën e 64-të.

Unitedi kishte raste të panumërta për të kaluar në epërsi, por nuk ia doli të shënonte.

Ekzekutimi i penalltive ishte dramë e vërtetë, ku të dyja skuadrat realizuan nga shtatë radhazi, para se Elanga i Manchesterit të dështonte dhe ta godiste topin jashtë portës. 

Middlesbroughi e siguroi kalimin në 1/8-n në garën për trofeun më të vjetër anglez.

Share This Article