• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 8, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Bislimi: SHBA do t’i fusë në listën e zezë edhe penguesit e dialogut Kosovë-Serbi

Ish-deputeti i LDK-së u shkruan kongresistëve amerikanë: Tërhiqni nënshkrimet, letra juaj përmban shumë të pavërteta

by albnews
7 February, 2022
in Kosova
0
2
VIEWS

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi, u ka dërguar një letër kongresistëve amerikanë që i kanë shkruar presidentit Joe Biden për Serbinë, ku ka shprehur brengën e tij për këtë gjë.

Bislimi në letrën të cilën e ka bërë publike në Facebook, shkruan se letra që i kanë dërguar presidentit Biden për Serbinë përmban të pavërteta.

“Të dhënat historike për Serbinë të thëna në letër mund të jenë të vërteta pjesërisht, por ato nuk munden t’i lënë nën hije krimet serbe ndaj hebrejëve në periudhën kohore që ju i referoheni, gjatë Holokaustit respektivisht. Hebrejtë e zënë nga serbët u janë dorëzuar menjëherë nazistëve, gjerësa e kundërta është e vërtetë për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Realisht, Shqipëria është vendi i vetëm në botë që ka pas më shumë hebrejë pas luftës sesa para saj. Secili hebre që kishte arritur të futej në Shqipëri ishte shpëtuar, dhe ata kanë mundë të arrijnë në Shqipëri kryesisht përmes ndihmës së shqiptarëve të Kosovës të cilët kishin rrezikuar jetën e vetë vetëm e vetëm që të shpëtonin hebrejtë në nevojë. Kjo storje e jashtëzakonshme e orëve më të errëta të historisë njerëzore buron nga tradita e vjetër shqiptare, besa”, shkruan Bislimi.

Tutje, Bislimi në letrën e tij ka përmendur edhe vrasjen e vëllezërve Bytyçi, rast për të cilin Serbia ende nuk i ka sjellë para drejtësisë kryerësit e krimit.

“Letra juaj sikur harron të theksojë diçka që përmendet në secilin takim apo shkëmbim letrash nga zyrtarët amerikanë me Serbinë: vrasjen brutale të tre qytetarëve amerikanë me prejardhje shqiptare, vëllezërve Bytyçi. Ata u vranë në fund të luftës në Kosovë më 1999. Serbia ende nuk i ka sjellur para drejtësisë kryesit e këtij krimi. Të lihet anash ky fakt është thuajse përpjekje për të fshehur një krim serb ndaj qytetarëve të SHBA-ve. Asnjë Anëtar i Kongresit nuk duhet të lë anash një krim të tillë ndaj shtetaseve amerikanë”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Siç ka thënë njëri nga presidentët më ikonik të SHBA-ve, John F. Kennedy, “mos pyet se çfarë mund të bëjë vendi yt për ty, por se çfarë mund të bësh ti për vendin tënd,” unë sot në mëngjes i kam dërguar një letër të gjithë atyre Kongresistëve të nderuar të SHBA-ve që më 4 shkurt i shkruan Presidentit Biden për Serbinë duke lartësuar atë si një vend mik e aleat të SHBA-ve që nga Lufta e Dytë Botërore e deri më sot.

Askush nuk do e tregojë të vërtetën tonë historike nëse ne heshtim. Serbia për shekuj të tërë ka ndërtuar trillime nga më të çmendurat kundër popullit tonë nëpër krejt botën. Jo më!

Këtu e keni letrën time të përkthyer në shqip:
Kongresistes Claudia Tenney
Kongresistit Emanuel Cleaver
Dhoma e Përfaqësuesëve të SHBA-ve
Bashkë-Kryesuesë të Grupit Serb
Washington, DC 20515
E nderuar znj. Tenney dhe i nderuar z. Cleaver,

Po ju shkruaj sot në cilësinë time si ish-Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe si Anëtar Ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane për të shprehur brengosjen time të sinqertë në lidhje me letrën tuaj drejtuar Presidentit Biden për Serbinë të datës 4 shkurt 2022, e cila u nënshkrua edhe nga 14 kolegë tuaj.
Jam lindë e rritë në Kosovë, kam përjetuar okupimin brutal serb të vendlindjes sime si fëmijë, e si i ri (adoleshent) kam qenë refugjat i ndarë prej familjes sime gjatë luftës së Kosovës 1998-99.

Më vonë, kam pasë mundësinë që të studioj e jetoj në SHBA, duke përfshirë edhe angazhimin në stafin e Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kongresit nën udhëheqjen e të ndjerit Tom Lantos në fillim të viteve 2000. Si person që sheh në Kongresin e SHBA-ve gardianin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, jam thellësisht i shqetësuar me përmbajtjen jo të saktë të letrës suaj e aq më shumë me prezentimin skajshmërisht të pasaktë që i bëhet Serbisë.

Të dhënat historike për Serbinë të thëna në letër mund të jenë të vërteta pjesërisht, por ato nuk munden t’i lënë nën hije krimet serbe ndaj hebrejëve në periudhën kohore që ju i referoheni, gjatë Holokaustit respektivisht. Hebrejtë e zënë nga serbët u janë dorëzuar menjëherë nazistëve, gjerësa e kundërta është e vërtetë për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Realisht, Shqipëria është vendi i vetëm në botë që ka pasë më shumë hebrejë pas luftës sesa para saj. Secili hebre që kishte arritur të futej në Shqipëri ishte shpëtuar, dhe ata kanë mundë të arrijnë në Shqipëri kryesisht përmes ndihmës së shqiptarëve të Kosovës të cilët kishin rrezikuar jetën e vetë vetëm e vetëm që të shpëtonin hebrejtë në nevojë. Kjo storje e jashtëzakonshme e orëve më të errëta të histories njerëzore buron nga tradita e vjetër shqiptare, besa.

Tutje, letra juaj sikur harron të theksojë diçka që përmendet në secilin takim apo shkëmbim letrash nga zyrtarët amerikanë me Serbinë: vrasjen brutale të tre qytetarëve amerikanë me prejardhje shqiptare, vëllezërve Bytyçi. Ata u vranë në fund të luftës në Kosovë më 1999. Serbia ende nuk i ka sjellur para drejtësisë kryesit e këtij krimi. Të lihet anash ky fakt është thuajse përpjekje për të fshehur një krim serb ndaj qytetarëve të SHBA-ve. Asnjë Anëtar i Kongresit nuk duhet të lë anash një krim të tillë ndaj shtetasëve amerikanë.
Letra juaj pretendon se Serbia dhe SHBA-të gëzojnë një marrëdhënje të sinqertë në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes, por kjo nuk qëndron. Realisht, Serbia e konsideron NATO-n agresore dhe historikisht ka shërbyer si dorë e zgjatur e Rusisë për t’u përzier në çështjet e brendëshme të Evropës. Në krejt Evropën, nuk ka aleat më të madh e më lojal të Rusisë sesa Serbia. Ju rikujtoj se është po kjo Serbi që më 2019 bleu sistemin e mbrojtjes raketore ajrore S-400 nga Rusia përkundër kërkesës amerikane që të mos e bënte një gjë të tillë. Është po kjo Serbi që më 2011 i lejoi Rusisë të ndërtonte një bazë ushtarake në Nish, duke i dhënë kështu Rusisë mundësinë të balancojë prezencën ushtarake amerikane në Bondsteel të Kosovës.

Deklaratat tuaja në letër për investimet ekonomike amerikane në Serbi, edhe njëherë dështojnë të tregojnë se këto investime janë shumë më pak të rëndësishme politikisht sesa miliarda dollarë që Serbia ka përfituar nga Kina përmes Iniciativës së Rrugës dhe Rripit (RBI). Realisht, Serbia është përfituesja më e madhe e fondeve kineze të RBI-së, përmes së cilës ka ndertuar shumë projekte infrastrukturore nëpër gjithë vendin. Dihet botërisht se ky projekt financues kinez është një mënyrë përmes së cilës Kina po e rritë influencën e vet politike në disa vende evropiane – influence kjo që sigurisht do të përdoret kundër interesave amerikane në rajon.

Në fund, por jo më pak e rëndësishme – mos të harrojmë se kur ndodhi 11 shtatori, shqiptarët në Kosovë po ndeznin qirinjë për të ndarë dhimbjen me SHBA-të, kurse serbët po festonin e po digjnin flamurin amerikan nëpër rrugët e Beogradit. Anti-amerikanizmi i tyre buron nga vëllazëria e kahmotshme me Rusinë dhe nga fakti që SHBA-të parandaluan Beogradin për të bërë më shumë krime kundër njerëzimit, më shumë krime luftë, e më shumë gjenocid (siç kishte bërë në Bosnje), kur Amerika udhëhoqi fushatën e bombardimeve ajrore kundër Serbisë për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. Tutje, secili sondazh kredibil ndërkombëtar tregon se janë shqiptarët populli më pro-amerikan në Evropë, e jo serbët.

Si bashkë-kryesuesë së Gurpit Serb në Kongres, unë e kuptoj se roli juaj është të ndihmoni në lartësimin e marrëdhënieve në mes SHBA-ve dhe Serbisë. Edhe unë e përkrah idenë e një Serbije vërtetë demokratike, në paqe me fqinjët, dhe të penduar për të kaluarën. Por, ky qëllim fisnik nuk mund të arrihet nëse nuk e flasim të vërtetën e plotë, sepse “vec e vërteta do t’i çlirojë ata.” Nuk kam dyshim se këto të dhëna të shtrembëruara dhe të pasakta ju janë ofruar nga kontaktet tuaja me qeveritarët e Serbisë, të cilët vazhdojnë të mohojnë të kaluarën dhe të injorojnë realitetin. Rrjedhimisht, kërkoj që ju të tërhiqni nënshkrimin tuaj nga letra në fjalë ngase ajo nuk reflekton të vërtetën historike, por portretizon një Serbi që ende nuk ka lindur.

Përzemërsisht juaji,
Faton Bislimi, PhD
Ish-Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës
— Në foto: letra origjinale e dërguar tek bashkë-kryesuesit e Grupit Serb në Kongres. E njeta, por e personalizuar për secilin Kongresist individualisht, i është dërguar edhe 14 kongresistëve të tjerë. 

Previous Post

Carragher bën një krahasim Salah-Ronaldo pas humbjes së Egjiptit në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës

Next Post

Hakerët grek thonë se kanë hakuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni

albnews

albnews

Related Posts

Tragjike në Itali/ I riu shqiptar humb jetën teksa po punonte në ndërtim
Kosova

Tragjike në Itali/ I riu shqiptar humb jetën teksa po punonte në ndërtim

7 May, 2025
Letra e Kurtit, kryetarja e grupit të LDK: Abdixhiku ka ekskluzivitetin për t’iu përgjigjur
Kosova

Letra e Kurtit, kryetarja e grupit të LDK: Abdixhiku ka ekskluzivitetin për t’iu përgjigjur

6 May, 2025
Tragjike në Prizren, turku 44-vjeçar ther me thikë gruan dhe të bijat, humb jetën njëra prej vajzave
Kosova

Tragjike në Prizren, turku 44-vjeçar ther me thikë gruan dhe të bijat, humb jetën njëra prej vajzave

6 May, 2025
Next Post
Hakerët grek thonë se kanë hakuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni

Hakerët grek thonë se kanë hakuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
BIRN: Krimi i organizuar, ‘partia e padukshme’ e zgjedhjeve në Durrës

BIRN: Krimi i organizuar, ‘partia e padukshme’ e zgjedhjeve në Durrës

8 May, 2025
FOTO/ U arrestuan në Dubai, këta janë tre ‘ushtarët’ e Talo Çelës!

FOTO/ U arrestuan në Dubai, këta janë tre ‘ushtarët’ e Talo Çelës!

8 May, 2025
Kisha e Botës në Kapelën Sistine, sot priten 4 votime të tjera për zgjedhjen e Papës

Kisha e Botës në Kapelën Sistine, sot priten 4 votime të tjera për zgjedhjen e Papës

8 May, 2025
PSG apo Inter, kampioni i Champions vendoset më 31 maj

PSG apo Inter, kampioni i Champions vendoset më 31 maj

8 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4661 shares
    Share 1864 Tweet 1165
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2368 shares
    Share 947 Tweet 592
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1854 shares
    Share 742 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM