Meta bën sot publike përgjigjet e 72 pyetjeve të Gjykatës Kushtetuese

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Do të bëhen sot publike përgjigjet e 72 pyetjeve të bëra nga Gjykata Kushtetuese për Presidentin Ilir Meta.

Ka qenë zëdhënësi i presidencës që ka njoftuar publikimin e përgjigjeve rreth 24 orë pas seancës në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Meta, për shkelje të Kushtetutës.

Siç njofton presidenca, publikimi i pyetjeve nuk u bë ditën e djeshme, pasi sipas tyre u morën me sjelljen e faljeve se Kuvendi ka manipuluar provat.

“Në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve, sot në ora 09:00, në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës do të publikohen përgjigjet për 72 pyetjet e Gjykatës Kushtetuese.

Na falni për vonesën prej 24 orësh, por ngjarja skandaloze e faktuar e manipulimit mafioz nga Kuvendi të provave kundër Presidentit të Republikës na e pamundësoi transparencën e plotë dje”, njofton Presidenca.

Share This Article