Së paku 14 persona kanë humbur jetën në Kolumbi si pasojë e një rrëshqitje dheu të shkaktuar nga të reshurat e shiut, njoftojnë autoritetet kolumbiane, raporton BBC.
35 të tjerë janë dërguar në spital, ndërsa disa shtëpi janë shkatërruar në komunën Dosquebradas të provincës Risaralda. Rrëshqitjet ndodhën të martën.
Autoritetet kolumbiane kanë postuar foto të vendit të ngjarjes.
Disa banorë tjerë që jetojnë në afërsi janë dërguar në një vend më të sigurtë.
Ekipet e kërkim-shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar tjerë.
“Një zhurmë e madhe nga trembi. Dolëm për të shikuar dhe pamë një copë të malit mbi shtëpitë. Shkova te vendi dhe ishte katastrofë, njerëzit ishin ngujuar”, ka thënë taksisti Dubernei Hernandez për agjencinë AFP.
Hernandez ka thënë se ka ndihmuar të nxjerrë dy trupa dhe një të mbijetuar. Së paku pesë shtëpi janë varrosur në baltë.
Ka drojë se numri i të vdekurve do të rritet edhe më tepër.