Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, është i ftuar sonte në emisionin Pressing në T7.
O’Connell ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për eksperiencën e tij si ambasador në Kosovë. Ai ka thënë se do i mungojë vendi.
“Do më mungojë zemërgjerësia dhe mikpritja e njerëzve”, ka thënë O’Connell.
“Me qenë ambasador britanik në kosovë është unike. Nuk janë vetem marrëdhëniet biletarale por marrëdhënie të dashurisë për shkak të historisë, për shkak të diasporës dhe lidhjeve që kemi”
Tutje ambasadori në largim i Britanisë thotë se vendi që i pëlqen më së shumti në Kosovë është Gryka e Kaçanikut dhe Bibloteka e Prishtinës.