Mesfushori danez, Christian Eriksen ka filur për shqetësimin e tij dhe frikën në Euro 2020 dhe rikthimin e tij në Premier Ligë për “Bletët”.
Christian Eriksen ka folur për përvojën e tij “pas vdekjes” në kampionatin e fundit europian duke konfirmuar se ai “ishte larguar nga kjo botë për pesë minuta”, derisa tani po mendon për debutimin e tij me Brentford.
Eriksen nuk ka luajtur një ndeshje garuese futboll prej që pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes hapëse të Danimarkës në Euro 2020 kundër Finlandës në qershor.
29 vjeçari mezi u ringjallë në fushë para se të bëjë teste të tjera në spital ku ju vendos një deflibator – kardioverter dhe tani ka treguar për përvojën e tij surreale.
“U largova nga kjo botë për pesë minuta derisa ata m’i kthyen rrahjet e zemrës përsëri”, tha Eriksen për BBC Sport.
“Është paksa një përvojë sikurse nuk je në këtë botë, e çuditshme, për shkak se ndodhi dhe unë isha aty, por të shikosh ku jam sot është shumë e çuditshme”.
I pyetur nëse ai e kujton çfarë ka ndodhur para kolapsit të tij kundër Finlandës, mesfushori tha: Nuk mbaj asgjë mend nga ajo pjesë prej 5 minutave, përpos rivënies se topit në lojë, topin që godet gjurin tim dhe pastaj nuk di çfarë ka ndodhur.
“Pastaj u zgjova me njerëz rreth meje dhe ndjeva presion në gjoksin tim, përpiqesha të mbushëm frymë. Në atë kohë nuk e kisha idenë çfarë ndodhi, pastaj me kokë mendova se diçka ka ndodhur me këmbët e mija, mos e kisha thyer shpinën”.
“A mund të ngrija këmbët, gjëra të vogla që përpiqesha të bëj për të parë se çfarë ka ndodhur derisa me futën në ambulantë dhe dëgjova dikë që tha ‘për sa kohë nuk ishte me ne’ dhe tjetri ju përgjigj ‘pesë minuta’ dhe kjo ishte hera e parë që kuptova se kisha vdekur për disa minuta”.
Eriksen po ashtu ka shprehur falënderimetpër stafin mjekësor të Danimarkës, shokët e skuadrës dhe mijëra tifozëve që i dërguan atij mesazhe që të shërohet sa më shpejt.