Juventusi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

albnews
By
1 Min Read

Juventusi dhe Fiorentina do të luajnë në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Juventusi të enjten në mbrëmje triumfoi përballë Sassuolos me rezultatin 2:1, ndërsa më herët gjatë ditës, Fiorentina kishte eliminuar Atalantan.

Paulo Dybala shënoi i pari për fituesin në fuqi të Kupës së Italisë, Juventusin.

Hamed Junior Traore i barazoi shifrat për Sassuolon në minutën e 24-rt.

Por ishte sulmuesi Dushan Vllahoviq ai i cili e shënoi golin e fitores për “zonjën e vjetër” në minutën e 88-të të ndeshjes.

Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë luhen me sistemin vajtje-ardhje.

Share This Article