Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit mëngjesin e sotëm në orën 09:40 ka ateruar aeroplani i parë i linjës Sofje-Shkup. Ky është fluturimi i parë që lidh drejtpërdrejt dy kryeqytetet e Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Me avion arritën në Shkup delegacionet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të kryesuar nga ministri i transportit Blagoj Boçvarski dhe homologu i tij bullgar Nikollaj Sabev, si dhe operatorë turistikë nga të dy vendet.
Pritjet janë që linja e rregullt ajrore Sofje – Shkup të fillojë të funksionojë muajin e ardhshëm.
Lidhja ajrore mes dy kryeqyteteve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është hapi i parë konkret i bashkëpunimit të paralajmëruar pas takimit të parë të kryeministrave Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov, i cili u mbajt më 18 janar të këtij viti në Shkup.