Komisioni hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane nën drejtimin e kryetares Jorida Tabaku u mblodh sot për shqyrtimin e e dokumentacionit lidhur me impiantin e trajtimit të mbetjeve urbane të Tiranës.
Tabaku ka thënë se do të ketë padi për të gjithë zyrtarët e lartë që nuk u kthejnë një përgjigje në kohë shkresave të komisionit.
“Një javë më parë pasi u mbajtën dy javë nga sekretarja e komisionit, janë nisur disa shkresa me datën 04.02.2022 për; kryetarin të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministres së Mjedisit Mirela Kumbaro, ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Engjell Agaçi, drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Arta Dollani, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve Ceno Klosi, drejtore e Përgjithshme e Qendrës Kombëtare të Biznesit Pranvera Fagu, Arben Shehu kryetar i KLSH-së, Brunilda Lilo avokate e Përgjithshme e Avokaturës së Shtetit dhe Ledia Tota drejtor e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. Dua të njoftoj komisionin se sot 7 ditë pasi janë nisur, 5 ditë punë dhe 7 ditë kalendarike nuk kemi përgjigje. Do t’i kërkoja ekspertëve të komisionit dhe specialistëve të komisionit të ngrejnë një padi për këdo që nuk kthejnë një përgjigje brenda kohës. Rruga e butë ka përfunduar në këtë komision. Ju lutëm për këdo që nuk ka kthyer përgjigje brenda ditës të bëjë një padi për këto persona. Shumë e rëndësishme përgjigja e drejtorisë së Tatimeve, e theksoj. Një pjesë tjetër se një pjesë tjetër edhe mund t’i kemi këtu si dëshmitar në komision”, thekson Tabaku.
Felaj: Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve, sfidë e shtetit
Zëvendëskryetarja Ermonela Felaj u shpreh se “trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve ka qenë dhe mbetet një sfidë për shtetin shqiptar, por ama diferenca nga viti 2013 dhe këtej është atëherë kur nuk bëhej asgjë ka një hob cilësorë në drejtim të përgatitjes dhe ndjekjes së rrugëve të rëndësishme që trajtojnë të gjitha mbetjeve në gjithë territorin e Shqipërisë”.
“Strategjia kombëtare orienton për një politike kombëtare të mbështetur në katër shtylla: Planifikim, edukim, tek burime dhe te legjislacioni. Të planifikosh do të thotë se cilat do jenë rajone ku do zbatohet trajtimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve dhe aktualisht Plani Kombëtare i menaxhimit të mbetjeve parashikon që trajtimi i mbetjeve të bëhet në 10 rajone të vendit. Për sa i përket edukimit duhet dhen se është një kulturë e mbetur në Shqipëri sepse fakti është evident, dhe ne si qytetarë e dimë sa mbetje bëjmë dhe sipas INSTAT, çdo person krijon 1.5 kg mbetje në ditë. Burimet janë kapacitete njerëzore dhe financiare. Procesi i menaxhimit të mbetjeve është një proces që kushton. Edhe te legjislacioni është bërë progres sepse edhe pse edhe në rastin që po diskutojmë po veprohet në bazë të legjislacioni dhe rrugës legjislacioni është përmirësuar sepse edhe BE ka orientuar direktiva të ndryshme në këtë fushë dhe për këtë arsye është dashur që legjislacioni është përmirësuar. Duke iu referuar ligjin për koncesionet ose partneritetin publik privat”, shprehet Felaj.
Felaj thekson se Basha ka kërkuar partneritet publik-privat për menaxhimin e mbetjeve.
Përsa i përket landfillit të Tiranës, Felaj tha se në Kuvend nga ky komision hetimor është administrua një përgjigje e Ministrisë së Turizmit dhe e Mjedisit në të cilën na bëhet me dije që landfilli i sharrës që mbulon vetëm bashkin e Tiranës i ndërtuar në periudhën 2006-2008 dhe ishte i planifikuar për të operuar deri në vitin 2015. Ku landfill administrohet nga bashkia e Tiranës. Kjo e dhënë justifikon dhe arsyen pse në vitin 2015 bashkia Tiranë me 23 dhjetor 2015 i drejtohet Ministrisë së Mjedisit që të asistojë që për përfshirjen e sektorit privat në menaxhimin e mbetjeve në Tiranë. Për hir të së vërtetës edhe kur Tiranë e drejtonte Lulzim Basha ka pasur studime të ngjashme që bashkia nuk kishte kapacitete intelektuale dhe financiare, por nevojitej një partneritet publik-privat”, tha ajo.
Debati në komision u bë edhe në lidhje me kërkesë e PD-së për të zgjatur afatet e komisionit, ku Tabaku sqaroi kërkesën e PD bërë dy muaj më parë për shtyrjen e afatit të punimeve të komisionit me dy muaj.
“Kemi bërë kërkesë për shtyrjen e punimeve të komisionit hetimor me dy muaj. Kërkesa është bërë që në datën 20.12.2021 drejtuar Kuvendit. Këtë kërkesë ne e diskutuam në 19 janar por nuk patë vullnet politik. Ky është një sqarim i bërë për të kundërshtuar gojët e liga që flasin pa ditur faktet e prova për punën e Komisionit Hetimor të trajtimit të mbetjeve. Interesi publik ishte për të ditur nëse kemi kërkuar apo jo shtyrjen e afatit të Komisionit Hetimor dhe kjo kërkesë është bere. Deputeti Lefter Gështenjë ka bërë një kërkesë për shtyrjen e komisioni hetimor të shtyhet me dy muaj por nuk e kemi vullnetin e palëve”, tha ajo.
Nga ana e saj, zëvendëskryetarja Ermonela Felaj u shpreh se në mbledhjen e datë 19 janar ishte vendosur diskutimi i pikës që ka të bëjë me zgjatjen e komisionit hetimor, por nuk u pranua të diskutohet nga kryetarja e komisionit.
Kërkesa për zgjatje është nul dhe e pavlefshme. Këshilli i Rregullores dhe Mandateve ka konfirmuar qartësisht, që afati i komisionit nuk është një afat i vendosur në rregullorja, por me vendimin e Kuvendit sipas kërkesë së PD-së. Kuvendi nuk vendos afat, afatin e vendos kërkuesi dhe kërkesa ka qenë 3 muaj. Me kërkesë të PD-së është vendosur që komisioni të zgjas deri me 25 shkurt. Kështu që e gjithë kjo çështja është një kërkesë nul, e pavlefshme”, theksoi Felaj./ATSH/