ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndikimi shkatërrues i alkoolit në trupin e njeriut, shëndeti i rrezikuar nga konsumi i tepruar 3 hours ago
Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 4 hours ago
Samia fiton zgjedhjet në Tanzani me 98% të votave mes trazirave 4 hours ago
Zonat më të varfra të Anglisë 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Miliona për inceneratorët, BB: 70% e mbetjeve në Shqipëri nuk menaxhohen si duhet

albnews by albnews
11 February, 2022
in Albania, Technologji
0
Miliona për inceneratorët, BB: 70% e mbetjeve në Shqipëri nuk menaxhohen si duhet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Modeli i rritjes ekonomike të Shqipërisë ka nevojë për investime më të mëdha në aftësimin e kapitalit njerëzor, produktivitetin e firmave, qëndrueshmërinë si dhe financat publike, thuhet në Memorandumin e ri Ekonomik të Bankës Botërore (CEM) për Shqipërinë, të publikuar sot, sipas njoftimit zyrtar.

Shqipëria është prekur rëndë nga goditjet ekonomike që pasuan tërmetin e vitit 2019, ashtu edhe pandeminë COVID-19. Pas qetësimit të situatës aktuale në sistemin shëndetsor, vendit do t’i duhet të rifokusohet në objektivat e tij ekonomike afatgjata, të cilat përfshijnë krijimin e një modeli të fortë dhe të qëndrueshëm të rritjes ekonomike për përmirësimin e standardeve të jetesës së qytetarëve, duke inkurajuar në këtë mënyrë njerëzit e kualifikuar dhe të talentuar të qëndrojnë në Shqipëri.

RelatedPosts

Vepra të vjedhura arti nga Europa përfundojnë në Kamëz, 2 në pranga, 1 në kërkim

Ermal Mamaqi: “Njerëzit që janë të varfër, e meritojnë të jenë të varfër!”

Për kë po ndërtohet? Gjysma e banesave në Durrës dhe Vlorë janë bosh

“Ky raport ofron një analizë të freskët të sfidave të zhvillimit të Shqipërisë, një përmbledhje të progresit në zbatimin e reformave dhe rekomandimet kyçe të cilat mund ta ndihmojnë Shqipërinë në rrugën drejt një rimëkëmbje ekonomike të qëndrueshme, elastike dhe gjithëpërfshirëse. Në rekomandimet tona ne jemi fokusuar gjithashtu tek veprimet që duhen të ndërmerren në mënyrë që shqiptarët të kenë jetë të shëndetshme dhe produktive dhe më shumë vende pune e punë më të mira”, tha Emanuel Salinas, Menaxher i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë.

Raporti diskuton katër fusha prioritare të zhvillimit për një ekonomi më të forte:

Investimi në kapitalin njerëzor dhe përmirësimin e aftësive për punë. Me qëllim adresimin e hendekut të aftësive, Shqipërisë do t’i duhet të orientojë fuqinë punëtore nga punët me kualifikim të ulët dhe të mesëm drejt atyre me kualifikim të lartë. Kjo kërkon përmirësim të procesit të të mësuarit, reformim të sistemit universitar dhe zhvillim të aftësive që përshtaten më mirë me nevojat e tregut të punës.

Rritja e produktivitetit të firmave dhe krijimi i mundësive për punë më të mira. PBB-ja për person të punësuar në Shqipëri do të rritej me 40% nëse bizneset shqiptare do të kishin të njëjtin nivel produktiviteti me atë të një firme mesatare në vendet e Ballkanit Perëndimor. Për të rritur produktivitetin e firmave shqiptare, kërkohet përmirësim i mjedisit të biznesit, forcim i inovacionit dhe thellim i procesit të integrimit të shqiptarëve në ekonominë globale.

Krijimi i një modeli më të qëndrueshëm të rritjes ekonomike. Mbi 70% e mbetjeve në Shqipëri nuk menaxhohen si duhet, ndërkohë që tërmetet dhe përmbytjet shkaktojnë rreth 147 milionë dollarë dëme çdo vit. Shqipëria duhet të krjojë një model ekonomik të ndërgjegjshëm për mbrojtjen e mjedisit dhe më të fortë ndaj fatkeqësive natyrore.

Forcimi i financave publike. Borxhi publik i Shqipërisë është shumë më i lartë se mesatarja e borxhit në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Për të garantuar qëndrueshmërinë e financave të vendit, ështe e nevojshme që normat e tatimit mbi të ardhurat personale të jenë më të drejta, të rriten të ardhurat nga TVSH-ja dhe të riforcohet besueshmëria e politikës fiskale, veçanërisht nëpërmjet angazhimit të qëndrueshëm politik ndaj rregullave fiskale./ Monitor

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndikimi shkatërrues i alkoolit në trupin e njeriut, shëndeti i rrezikuar nga konsumi i tepruar

Ndikimi shkatërrues i alkoolit në trupin e njeriut, shëndeti i rrezikuar nga konsumi i tepruar

1 November, 2025
Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

1 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

1 November, 2025
Samia fiton zgjedhjet në Tanzani me 98% të votave mes trazirave

Samia fiton zgjedhjet në Tanzani me 98% të votave mes trazirave

1 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result