Protestuesit kanë marshuar anembanë Mbretërisë së Bashkuar kundër ngritjes së çmimit të jetesës dhe vendimit të Qeverisë për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Protestat, që janë mbajtur në disa qytete britanike, janë organizuar nga Asambleja e Popullit, grup i presionit politik kundër shkurtimeve buxhetore. Protestat gëzojnë edhe mbështetjen e sindikatave të ndryshme të punës.
Demonstruesit kanë marshuar në Londër, Manchester dhe Edinburg, duke mbajtur pankarta kundër ngritjes së çmimit të derivateve të naftës. Disa protestues të rinj kanë thënë se po detyrohen të kërkojnë mbështetje nga prindërit për shkak se nuk po ia dalin t’i mbyllin shpenzimet mujore me pagat e tyre.
Asambleja e Popullit ka vlerësuar se është e pashembullt gjendja me të cilën po përballen qytetarët. Ai ka thënë se ngritja e çmimeve do të ketë kosto edhe në vlerën e fuqisë punëtore. Organizatorët kanë kërkuar që të luftohet inflacioni masiv. Druhet se çmimi i energjisë do të rritet deri në pesëdhjetë për qind.