Le të nisë festa…rikthehen karnavalet në Notting Hill të Londrës

albnews
By
1 Min Read

Kanë startuar mëngjesin e së dielës në rrugët e Londrës, karnavalet e famshme të Notting Hill, të cilat ishin ndërprerë prej dy vitesh për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit britanik për të parë performancat shumëngjyrëshe të pjesëmarrësve dhe për të festuar bashkë me ta.

Karnavalet nisën me festën e përhershme për fëmijët dhe familjet për të vijuar me paradën për të rriturit ditën e hënë, e cila bëhet edhe më sensuale.

Eventi shoqërohet nga masa tepër të rrepta sigurie nga ana e autoriteteve dhe që në momentet e para u ndaluan disa persona për prishje të atmosferës.

Share This Article