Së shpejti shkollë shqipe edhe në Bronx të SHBA-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Shkolla shqipe “Alba Life” së shpejti me një shkollë tjetër shqipe në Bronx, SHBA”, tha sot ministri i Shtetit për Disporën, Pandeli Majko.

Shkolla Shqipe “Alba Life” në 11 vitet e shkuara e ka ushtruar aktivitetin e saj në Staten Island, Brooklyn, Manhatan e Queens dhe këtë vit parashikon të fillojë aktivitetin edhe në Bronx, në New York.

Misioni i shkollës shqipe “Alba Life” e themeluar nga Qemal Zylo është zhvillimi dhe ruajtja e identitetit kombëtar përmes mësimit të gjuhës, kulturës së origjinës si dhe njohja me trashëgiminë dhe thesarin kulturor, natyror dhe historik kombëtar.

Programet e shkollës janë mbështetur në programet e përgatitura nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit të Kosovës/ATSH.

Share This Article