Ukraina këshilloi linjat ajrore të shmangin fluturimet mbi ujërat e Detit të Zi nga sot e deri të shtunën e ardhshme për shkak se aty po zhvillohen manovrat detare ruse.
Agjencia e lajmeve Ria Novosti raportoi dje se ”mbi 30 luftanije ruse janë të angazhuara pranë gadishullit të Krimesë, si pjesë e stërvitjeve ushtarake detare”.
“Nga nesër, linjat ajrore këshillohen të mos fluturojnë në këtë zonë dhe të planifikojnë paraprakisht rrugë alternative duke marrë parasysh situatën aktuale”, shkruan Ria Novosti.
”Trafiku ajror i Ukrainës mbetet i hapur në këtë moment, pasi mbyllja do të çonte në izolim”, theksoi Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas, pasi linja ajrore holandeze KLM njoftoi pezullimin e të gjitha fluturimeve për në Ukrainë.