‘Nuk duam luftë’, thotë Putin, por akuzon Ukrainën për gjenocid

albnews
By
1 Min Read

Rusia nuk do luftë. Kështu tha presidenti rus, Vladimir Putin, pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Moskë. Shefi i Kremlinit u shpreh se Moska ka parashtruar propozime për procesin e negociatave, por se nuk ka pasur reagim konstruktiv nga NATO.

 ‘Nuk do ta pranojmë kurrë zgjerimin e NATO-s deri në kufijtë tanë’, tha Putin, duke shtuar se aleanca e ka për detyrë të mos e fuqizojë sigurinë në kurriz të vendeve të tjera. Megjithatë, ai deklaroi se përgjigjet e NATO-s dhe SHBA-së lidhur me kërkesat e Rusisë për sigurinë, përmbajnë elemente mbi të cilat Moska është e gatshme të punojë.

Pavarësisht deklaratave për paqe, Putin akuzoi Ukrainën se ka kryer gjenocid në zonat që mbahen në kontroll nga rebelët e mbështetur nga Moska, në Donbas. ‘Në këndvështrimin tonë, ajo që po ndodh në Donbas është gjenocid’, tha Putin në konferencë për mediat.

Putin tha se është I përgatitur të diskutojë me perëndimin lidhur me çështje te sigurisë europiane dhe raketave.  Sakaq, kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi në konferencën e përbashkët për shtyp se siguria në Europë nuk mund të ndërtohet kundër Rusisë por në bashkëpunim me Rusinë. fjalët e kancelarit gjerman.

Share This Article