ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
SHBA i thotë Kilmar Ábrego Garcías se ai përballet me dëbimin në Eswatini 3 hours ago
Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën 3 hours ago
Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video) 3 hours ago
Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti 3 hours ago
Kush është në kabinetin e ri të Keir Starmer? 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Cakaj në Jordani: Shqipëria, promovuese e frymës së bashkëpunimit si kryesuese e OSBE-së

albnews by albnews
27 August, 2019
in Albania
0
Cakaj në Jordani: Shqipëria, promovuese e frymës së bashkëpunimit si kryesuese e OSBE-së
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Shqipëria do të promovojë luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit dhe terrorizmit, fuqizimin e rolit te gruas dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Gent Cakaj.

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj në një takim zhvilloi një vizitë pune në Jordani, ku u prit në një takim nga ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jordanisë, Ayman Al Safadi.

RelatedPosts

Fotot dramatike të anijes ‘Vlora’ në eksodin e gushtit ’91!

BE reagon për specat shqiptare: Përmbajnë 3 lloje pesticidesh

Farage provokon sërish, njofton drekë me Ramën: Avionin mund ta mbush me të burgosur shqiptarë që deportohen

Fokus i takimit ishin marrëdhëniet dypalëshe, kryesimi nga Shqipëria i Grupit të Kontaktit të Mesdheut të OSBE-së si dhe prioritetet e Kryesisë shqiptare të OSBE-së 2020.

Gjatë takimit, ministri Cakaj u ndal tek Kryesimi i Grupit të Kontaktit të Mesdheut të OSBE-së, duke shprehur angazhimin e plotë të Shqipërisë në marrjen e kësaj iniciative.

Në këtë kuadër, ministri në Detyrë, Cakaj, u fokusua tek avancimi i dialogut me vendet partnere në fushat me interes të përbashkët, ku OSBE sjell një vlerë të shtuar në çështje si: sfidat e sigurisë, forcimin e rolit të rinisë në shoqëri dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

Ministri në Detyrë, Cakaj, informoi ministrin Al Safadi mbi zhvillimin e Konferencës së Mesdheut, që do të organizohet në Tiranë në datat 24-25 tetor 2019 dhe rëndësinë e tematikave që ajo do të trajtojë.

Më tej, dy bashkëbiseduesit u ndalën tek Kryesimi shqiptar i OSBE-së, si një ndër prioritetet kyçe të Shqipërisë përgjatë vitit 2020.

Ministri Cakaj garantoi homologun Al Safadi se Shqipëria do të inkurajojë frymën e bashkëpunimit dhe konsensusit në vendimmarrje si dhe siguroi se përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve dhe parandalimin e tyre do të jenë në krye të agjendës shqiptare.

Gjithashtu, Ministri në Detyrë, Cakaj, theksoi se Shqipëria do të promovojë luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit dhe terrorizmit, fuqizimin e rolit të gruas dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Nga ana e tij ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jordanisë, Ayman Al Safadi nënvizoi se Jordania kërkon vijimin e bashkëpunimit dhe angazhimit me OSBE-në përmes aktiviteteve në kuadër të Partneritetit për Mesdheun, shkëmbimit të ndërsjellë, praktikave të mira dhe ndërtimit të kapaciteteve për sfidat aktuale. Në këtë kuadër u vlerësua Konferenca e Mesdheut, e cila do të organizohet në Tiranë në datat 24-25 tetor 2019.

Nën kryesinë shqiptare për vitin 2019 të Grupit të Kontaktit me Partnerët Mesdhetarë të OSBE-së, Jordania vijon të ketë një rol tepër aktiv, me kontribut konkret, për çështje si kthimi i luftëtarëve të huaj (FtF), dialogu ndërfetar etj. Gjithashtu, Al Safadi Jordania vlerësoi me nota pozitive rolin dhe përpjekjet e Kryesisë shqiptare të GKM-së për të konsoliduar më tej dialogun dhe bashkëpunimin mes vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe atyre Partnere të Mesdheut. Ministri Al Safadi garantoi angazhimin e tij për përfaqësimin e Jordanisë në këtë konferencë.

Në këtë kuadër, ministrat shprehën angazhimin e tyre të plotë për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, në mënyrë që të përfitohet sa më shumë nga potenciali real që ekziston për rritjen e shkëmbimeve tregtare, nxitjen e investimeve, apo fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

SHBA i thotë Kilmar Ábrego Garcías se ai përballet me dëbimin në Eswatini

SHBA i thotë Kilmar Ábrego Garcías se ai përballet me dëbimin në Eswatini

6 September, 2025
Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

6 September, 2025
Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video)

Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video)

6 September, 2025
Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti

Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti

6 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result