Presidenti i Salvadorit për krizën në Ukrainë: Lufta e vërtetë është në Kanada  

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i El Salvador, Nayib Bukele, tha në fillim të javës se kriza në Ukrainë është vetëm një “largim i vëmendjes”, në një kohë kur “lufta e vërtetë” për popujt e lirë të botës po bëhet kundër vaksinimeve autoritare në Evropë, Kanada, dhe në Shtetet e Bashkuara.

Bukele tha se ishte i tmerruar nga pamjet e policisë speciale franceze që dilte me autoblinda në Paris për të ndaluar karvanin e automejteve protestuese që janë frymëzuar nga protesta e kamionistëve në Kanada kundër vaksinimeve të detyruara.

Bukele, qeveria e të cilit ishte në faqet e mediave vitin e kaluar për pranimin e Bitcoin si valutë e ligjshme, është një kritik i vjetër i vaksinimit të detyruar.

Në dhjetor ai ka thënë se “vendi ka vaksina për të gjithë, por ato nuk janë me detyrim, ashtu siç nuk janë testimet apo dokumentet e vaksinimit”.

El Salvador ka marrë vaksina AstraZeneca sipas programit të OKB dhe thotë se ka vaksinuar rreth 70 përqind të popullsisë.

Bukele ka dënuar sjelljen autoritare të qeverive në Evropë dhe Amerikën e Veriut, ndersa edhe vetë është akuzuar për autoritarizëm kur solli ushtrinë në parlament në shkurt 2020, për të bërë presion ndaj deputetëve të votonin  fondet e programit të luftës ndaj bandave.

Share This Article