Tabaku-Spiropalit: Ku merr vesh ti, kur unë bëja interpelancë për inceneratorët ti ishte te trau i Doganës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Që nga nisja e seancës së kësaj të enjte, parlamenti është shoqëruar nga përplasje të vazhdueshme mes mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Kësaj radhe ka qenë kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku e cila ka replikuar me ministren e Shtetit Elisa Spiropali në lidhje me hetimet e komisionit.

Tabaku ka shpotitur Spiropalin duke i thënë se ajo nuk merr vesh nga këto afera pasi kur PD i denonconte ajo ishte te ende te trau i Doganës.

 “Kur unë bëra interpelancë për këtë çështje ti ishe te trau i Doganës. Për korrupsion jeni vërtetuar që jeni kapur. Sot akuzoheni për pastrim parash. A e dinë qytetarët shqiptarë se çfarë ka ndodhur me 430 mln euro. A e dinë se çfarë ka ndodhur me kompanitë e Klodian Zotos? Qeveria shqiptare ka dhënë paradhënie për Inceneratorin e Fierit pa u kryer ende puna. Korrupsionin e ka vërtetuar SPAK.  Kushdo i përfshirë me letër dhe shkresë është i përfshirë zyrtarisht. Jam ndjerë keq kur kam parë persona në moshën e tim eti në Komisionin e Vlerësimit të ofertave. I keni përdorur si lecka zyrtarët e këtij shteti. Mua nuk më trondit asgjë derisa t’i shkojmë në fund kësaj afere”, tha Tabaku.

Më herët, gjatë fjalës së saj Spiropali tha se pastrimi i vendi nga mbetjet ishte domosdoshmëri, duke shtuar se me ata që kanë bërë shkelje, do të merret drejtësia.

Share This Article