Presidenti, Ilir Meta, ka pritur në një takim lamtumire ambasadorin në largim të Austrisë, Johann Sattler.
Në një postim në facebook, Meta shkruan: “Ishte kënaqësi e veçantë të falenderoja ambasadorin e Austrisë, z.Johann Sattler në përfundim të detyrës së tij, për angazhimin e palodhur për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona”.
Meta gjithashtu shton se bëri një falenderim të posaçëm ndaj diplomatit austriak për promovimin që u ka bërë maleve të Shqipërisë, ndërsa aktivitetet kulturore ishin mbresëlënëse si asnjëherë më parë.
Dje Sattler pati një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.