Mbretëresha Elizabet ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka dhënë Pallati i Bakingamit.
Sipas tij, Mbretëresha ka simptoma të lehta dhe do të vijojë me “detyra të lehta” në Ëindsor, gjatë javës së ardhshme.
“Ajo do të ndiqet nga stafi mjekësor dhe do të ndjekë procedurat e përcaktuara nga autoritetet”, tha Pallati në një komunikatë për shtyp.