Ndodhej në qytetin e saj për një periudhë pushimesh, për t’u relaksuar nga stresi i një viti të vështirë në Australi, vend ku ajo ishte ambasadore dhe që ka disa nga masat më të rrepta nga pandemia.
Por 56 vjeçarja Francesca Tardioli, ambasadorja italiane në Australi, pikërisht në Foligno gjeti vdekjen, në mënyrën më absurde.
Sipas forcave të rendit, ajo ndodhej në katin e tretë të një godine, kur për shkaqe ende për t’u përcaktuar ra nga tarraca, duke ndërruar jetë menjëherë.
Tardioli ishte një nga diplomatet më të vlerësuara italiane, dhe autoritetet po hetojnë nëse ngjarja e rëndë është thjesht një aksident tragjik apo ishte një gjest i vullnetshëm.