Barcelona, Real Madridi dhe Juventusi po planifikojnë që të organizojnë një turne parasezonal në SHBA këtë verë.
Të 3 klubet ende nuk kanë hequr dorë nga ideja e organizimit të Superligës Europiane.
Ndërsa të nëntë skuadrat e tjera të përfshira në nisje të kësaj ideje u tërhoqën, tri klubet e mëdha ende besojnë të ky projekt.
Sipas ESPN-së, diskutimet kanë përparuar për organizimin e turneut në Bregun Perëndimor. Dhe janë disa qytetet, të cilat kanë shprehur interes për organizimin e tij, pasi do të luhen sfida mjaft të forta, përfshirë edhe “El Clasico”.
Madje edhe skuadra e Milanit është ftuar që të bëhet pjesë e këtij projekti.
Të tria klubet po përpiqen që të shtojnë fitimet, pasi po vuajnë si pasojë e humbjeve të mëdha që kanë pësuar që nga nisja e pandemisë në 2020.
Përpara pandemisë, Reali, Barça dhe Juvja udhëtonin rregullisht në SHBA, ku zhvillonin takime para fillimit të sezonit.