Oli London, influencuesi britanik i cili mori reagime të shumta negative, pasi deklaroi se “dëshiron të jetë korean”, tani ka hutuar edhe më shumë opinionin.
Në fakt Oli zbuloi se planifikon t’i nënshtrohet procedurës së zvogëlimit të organit gjenital, me qëllim që të jetë “100% korean”, transmeton Telegrafi.
London ka lindur si i bardhë, por i është nënshtruar një sërë ndërhyrjesh kirurgjike për t’u dukur si Jimin, anëtar i pop grupit BTS.
E tani ka vendosur të marrë edhe një hap tjetër ekstrem drejt transformimit, ku për Newsweek pranoi se do të zvogëlojë organin gjenital.
“Nuk dua që njerëzit për këtë të ofendohen, por në Kore mesatarja e gjatësisë së organit gjenital të mashkullit është rreth 9 centimetra, dhe vazhdimisht njerëzit më keqtrajtojnë. Më thonë se mund të jem 100% korean. Madje dua të zvogëlojë organin gjenital për të arritur mesataren që është në Kore”, tha London.
“Këtë mund ta bëjë në Tajlandë, do të më kushtojë nga 6 deri në 8 mijë dollarë. Tajlanda është më e lirë. Të jem i sinqertë, janë të specializuar për gjëra të tilla në Tajlandë, pasi që kanë kryer shumë ndërrime gjinish dhe gjëra të ngjashme”, shtoi ai.
Influencuesi ka hasur në një sërë reagimesh negative pas publikimit të këtij lajmi.
“Zvogëlimi i organit gjenital, akoma nuk ju bënë 100% korean” dhe “shembull i tmerrshëm”, ishin disa prej komenteve të shumta negative.