Moti i keq dhe reshjet e shumta të breshrit kanë përfshirë përgjatë pasdites së të martës, e deri në orët e mbrëmjes, fshatrat e Lushnjës e Beratit.
Konkretisht në fshatin Samaticë, pranë serave bujqësore janë krijuar masive breshëri duke rrezikuar të mbjellat e sezonit të pranverës dhe strukturat e serave. Fermerët kanë kërkuar informacion nga instancat përkatëse për kushtet e motit në ditët në vijim, pasi për të shmangur ndonjë problem serioz, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme.
Përforcimi i serave dhe pastrimi i kanaleve kulluese shihet nga fermerët si metoda më e shpejt për t’u ardhur në ndihmë.
Situata e paqëndrueshme e motit ka vazhduar për orë të tëra gjatë kësaj të marte, ndaj fermerët nëpërmjet Sindikatës dhe rrjeteve të komunikimit social kërkojnë një zbritje në terren dhe ndërhyrje nga shteti.