Kanadaja i vë sanksione ekonomike Rusisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, ka paralajmëruar një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë, “derisa të rivendoset integriteti territorial i Ukrainës”.

Kanadaja do t’ua ndalojë shtetasve të saj të kryejnë transaksione ndërkombëtare me rajonet separatiste pro-ruse Luhansk dhe Donetks në lindje të Ukrainës, duke i vënë sanksione deputetëve rusë që kanë votuar pro “vendimit të kundërligjshëm për pranimin e këtyre territoreve” – si dhe do t’ua ndalojë kanadezëve të blejnë mallra ruse.

Përveç kësaj, bankave ruse që përkrahen nga shteti do t’ju vihen “sanksione shtesë”, e Kanadaja do të ndalojë çfarëdo transaksioni financiar me to, ka thënë ndër tjera kryeministri kanadez.

“Presidenti rus Vladimir Putin ndoshta ka nënvlerësuar fuqinë e përgjigjes së bashkësisë ndërkombëtare”, tha Trudeau – duke u shprehur i bindur se “një përgjigje e fortë dhe unike nga e mbarë bota, do t’i kushtojë shtrenjtë Putinit”.

Megjithatë ka theksuar se nuk është vonë që Rusia të kërkojë zgjidhje diplomatike, dhe shtoi se bisedimet diplomatike do të vazhdojnë.

Share This Article