Hysaj në formacionin e parë ndaj Juventusit

albnews
By
1 Min Read

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti nuk dëshiron të rrezikoj ta vendos lojtarin e ri, Giovanni Di Lorenzo në formacionin e parë.

Napoli fitoj ndeshjen e parë në Seria A, ndaj Fiorentines me rezultat 3-4 dhe dëshiron të vazhdoj serinë e fitoreve.

Tekniku italian është i gatshëm t’i jap edhe një shans Hysaj për ta treguar vetën.

Për shqiptarin kjo do të jetë detyrë e vështirë pasi duhet ta ndaloj pesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.

“Napolitanët” do të ndeshen me “Zonjën e Vjetër”, këtë të shtunë në ora, 19:45.

Share This Article