Tekniku italian i Shaktharit, Roberto De Zerbi, është njëri prej shumë personave që kanë ngelur të bllokuar në Ukrainë, për shkak të sulmeve nga shteti rus.
Këto janë orë ankthi dhe pritjeje për italianin, stafin dhe ekipin e tij, të cilët po qëndrojnë në një hotel në Kiev dhe nuk mund të largohen.
Me një deklaratë të tijën, ai mori vëmendjen e mediave italiane, ku u shpreh: “U zgjova nga shpërthimet e bombave. Ambasada na tha që të largoheshim, por unë nuk mund t’i kthej shpinën klubit tim. Unë jam një njeri i sportit”, ishin fjalët e thëna nga ana e De Zerbit.