Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se nuk janë mburrojë për persona të cilët preken nga ligji i dekriminalizimit.
Në përfundim të mbledhjes së kryesisë, Balla duke folur për Valdrin Pjetrin dhe Agim Kajmakun tha se përgjegjësia është personale, por kanë parashikuar ashpërsim përmes mekanizmave ligjore.
Për rastin e Valdrin Pjetrit, Balla tha se i kanë kërkuar falje popullit të Shkodrës.
Balla: Nisur referuar rastit të Valdrin Pjetrit, për shkak të një përgjegjësie personale nuk u betua për të qenë kryetar i bashkisë Shkodër. Kryeministri ka rishprehur atë që ka thënë dje në këshillin drejtues të rajonit të veriut, domosdoshmërinë që këtë përgjegjësi personale të personave të cilët nuk deklarojnë të shkuarën e tyre ne ta ashpërsojmë përmes mekanizmave ligjorë të cilat në rast se një person që ka detyrim deklarimin të ndëshkohet më ashpër sesa parashikohet sot në legjislacionin aktual. Ligji i dekriminalizimit është i rëndësishëm, ne kemi kaluar ashpërsime të tjera në kodin penal. Sa më i fortë është ligji aq më i fortë është zbatimi nga kushdo.
Që ditën e parë që është vërtetuar nga ajo që është referuar në media, mospërputhshmëria e kandidaturës së Valdrin Pjetri me pritshmëritë e popullit të Shkodër, i kemi kërkuar ndjesë për këtë kandidaturë, por përgjegjësia është personale.
Rasti i Agim Kajmaku
Në çdo rast PS ka vënë një standard në politikën shqiptare, kurrë nuk kemi bërë mburojë për askënd. Në rast se forcat e tjera politike merrnin gavetat dhe ushqenin Xhelal Mziun në derë të burgut PS nuk e ka bërë dhe nuk do ta bëjë kurrë.
Riformatim i PS
Kishim një mbledhje kryesia të partisë që ishte e fokusuar te një axhendë pune intensive që lidhet me një ripërtëritje që paraprijnë procesin zgjedhor në PS. PS është e vetmja forcë politike në vend që është në proces të vazhdueshëm restaurimi. Në strukturën e bashkisë Shkodër do ndërmarrim një proces ringritje dhe rigjenerimi. Kemi marrë një vendim për të patur një vëmendje të veçantë procesin e riformatimit të PS në Shkodër. Jam shpresë plotë se do krijojmë një model. Brenda PS kemi gjithmonë diskutime./Ora News/