`Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka folur për sulmet e Rusisë mbi Ukrainë, këtë të enjte.
Zyrtarja e lartë ruse ka thënë se “operacioni i posaçëm”, siç ai u quajt që në fillim nga Putin, po kryhet për të mbrojtur popullin e Donbasit dhe për të çmilitarizuar Ukrainën.
Më tej, Zakharova u shpreh se këto sulme nuk janë “fillimi i luftës, por parandalimi i një situate që mund të çonte në një përplasje ushtarake globale”.
“Nuk është fillimi i luftës, por fundi i saj në Donbas”, tha Zakharova, e cituar nga Sputnik News.