Pamje dramatike vijnë nga Grozny, kryeqyteti i Çeçenisë, ku diktatori Ramzan Kadyrov ka bërë gati rreth 10 mijë trupa që do të dërgohen për të ndihmuar ushtrinë ruse në pushtimin e Ukrainës.
Sipas raportimeve në mediat lokale, Kadyrov, në fjalën e tij u ka bërë thirrje ushtarëve ukrainas se ata nuk janë armiq, dhe se ushtria çeçene do të shënjestrojë vetëm të ashtuquajturit neonazistë në Ukrainë.
Gazetari Neil Hauer, i cili raporton për disa media ndërkombëtare nga Ukraina, përfshi edhe CNN, dhe The Guardian, raporton se një pjesë e mirë e trupave të mbledhur janë vullnetare që duan të luftojnë në Ukrainë.
Përveç këtyre vullnetarëve, ka raportime se disa mijëra ushtarë të tjerë çeçenë janë tashmë në Ukrainë, si pjesë e ushtrisë ruse që nisi të enjten sulmin ndaj vendit fqinj. Madje, flitet se këto trupa po përdoren për marrjen e Kievit.