Haziri: Po ndodhë bashkimi LDK – VV

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili është shef  i shtabit zgjedhor të kësaj partie, tha sot para mediave se bashkimi mes LDK-së dhe VV-së po ndodhë dhe se është i mundur koalicioni parazgjedhor mes tyre.

Pak orë pas takimit mes liderëve Isa Mustafa e Albin Kurti, rreth bisedimeve të dy partive ka folur shefi i shtabit zgjedhor.

Haziri ka thënë se duan ta ndajnë suksesin me ata qe besojnë në ndryshimin e vendit.

“Me nda suksesin me ata që besojnë dhe janë në vija të njëjta për me ndyshu Kosovën”, tha ai.

Haziri tregon se për çështje të tjera janë pajtuar, ndërsa tash diskutimet janë rreth mandatarit, por përsëriti që LDK’ja e ka kandidaten e vetë.

“Ne kemi takime edhe nivele të larta edhe grupe punuese. Në politika sektoriale i kemi definu dhe jemi pajtu, nuk ka dallime. Tash jemi duke punu në politika kadrovike. LDK e ka kandidaten e vet”, tha shefi i shtabit zgjedhor. 

Share This Article