Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord për të lënë disa banka ruse jashtë sistemit ndërkombëtar të pagesave, SWIFT.
Rrjeti i sigurisë së lartë lidh mijëra institucione financiare në botë.
Vendimi u shpall nga Shtëpia e Bardhë, në koordinim me BE, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Kanadanë. Sipas njoftimit, vendet aleate u zotuan që bashkërisht ta kthejnë luftën në Ukrainë një dështim strategjik të Vladimir Putin.
“Ky vendim do të bëjë të mundur që këto banka të shkëputen nga sistemi ndërkombëtar financiar dhe nuk do të mund të veprojnë globalisht”, thuhet në deklaratë.
Aleatë gjithashtu zotohen të bllokojnë edhe aktivitetin e Bankës Qendrore Ruse, në mënyrë që të mos përdorë rezervat e saj për të anashkaluar sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Moskës.